Veliaj mbledh punonjësit/ Nga 1 prilli do rriten rrogat e policisë bashkiake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj mbledh punonjësit/ Nga 1 prilli do rriten rrogat e policisë bashkiake

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me punonjës të Policisë Bashkiake, Zjarrfikëses, IMT-së, UKT-së, dhe institucioneve të tjera, për t’i falënderuar për punën, pasi falë tyre imazhi i qytetit ka ndryshuar plotësisht.

 

ERION VELIAJ

 

Advertisement

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Për një polic bashkiak, kur organizohet Dita e Verës, apo aktivitete të mëdha, shtohet numri i incidenteve, ashtu siç shtohet volumi i punës edhe për zjarrfikësit, të cilët meritojnë gjithë përkrahjen dhe mirënjohjen tonë për punën heroike që bëjnë. Për të gjithë ata që punojnë dhe merren me pastrimin, nuk ka rëndësi nëse është e shtunë, e dielë, Ramazan, Pashkë, Krishtlindje, apo Vit i Ri, ata duhet të jenë aty, që Tirana të jetë xixë. Si kurrë më parë, ky qytet nuk përmbytet më dhe kjo është e gjithë merita e djemve e vajzave të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Ne kemi sot një qytet ku nuk guxon kush të rikthejë kohën e zaptimit, të plehrave e vandalizmit, siç ndodhte para 8 vitesh. Sot më i forti është ai qytetar i Tiranës që respekton rregullat, respekton uniformat, paguan taksat dhe sillet si një qytetar i denjë i Europës”

 

Advertisement

Sipas Veliajt vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale, nga 1 Prilli do të prekë edhe pagat për punonjësit Policisë Bashkiake dhe zjarrfikëve.

 

“Jam i lumtur që, duke filluar nga data 1 Prill, do të fillojë rritja e rrogave. Kjo do të thotë të përfshijë edhe pagat e zjarrfikësve, që ka qenë edhe një nga komunitetet më të diskriminuara, duke qenë se fillimisht ishin në nivelin e qeverisë qendrore, pastaj shkuan në nivel të bashkive. E njëjta gjë edhe për ndërmarrjet e bashkisë. Unë besoj se me rritjen e pagave, kemi sjellë vërtet një lajm të mirë këtë pranverë”

 

Advertisement

Gjatë takimit kryebashkiaku u shpreh se ndërtimet pa leje në kryeqytet janë ulur me 95% dhe  se nuk do tolerohet më askush që pengon projektet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy