Veliaj me të rinjtë e Njësisë 6: Strategjia e opozitës është të mbjellë dyshim, kurse ne i çojmë përpara punët e qytetit me besim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj me të rinjtë e Njësisë 6: Strategjia e opozitës është të mbjellë dyshim, kurse ne i çojmë përpara punët e qytetit me besim

Nga Njësia 6, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e zonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se opozita mbjell vetëm dyshim, duke u përpjekur të vonojë investimet në qytet dhe të pengojë çdo punë të mirë.

 

 

Ai solli në vëmendje kalvarin e gjyqeve të hapura kundër ndërtimit të lagjes së re në Kombinat, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti, çka ka sjellë edhe gjithë vonesën në mbylljen e këtij procesi.

Advertisement

 

 

“Strategjia e partive të opozitës në Kombinat ishte të mbillnin dyshim, t’i çonin njerëzit në gjykatë, që të mos bëhen kurrë pallatet për njerëzit, se po u ndërtuan ato do duket Lali Eri dhe Edi Rama mirë. Por, nëse bëhen ato pallate, thjesht fusim njerëzit nëpër shtëpi. Dhe kështu harxhuam tre vjet duke shkuar në gjykatë. Kurse liderët e opozitës – që ju i dini vetë kush janë – i kanë shtëpitë tyre në Gji të Lalzit, nuk jetojnë këtu në Kombinat. Në Kombinat vijnë vetëm për t’i përdorur njerëzit si sallatë politike, vijnë mbjellin helmin e tyre, mbjellin përçarje, u fusin ankthin, i çojnë nëpër dyert e gjykatës, që të bllokohet bashkia dhe pasi kanë mbaruar, kthehen prapë në Gji të Lalzit. Të nesërmen bëjnë të njëjtën gjë, çohen në Gji të Lalzit, u vjen shërbëtorja, u sjell kafen, pastaj vijnë këtu në Tiranë për të mbjellë sherr e përçarë njerëzit, pastaj kthehen prapë aty. Kam një pyetje: Cila është partia më e rëndësishme sot në Shqipëri? Familja jote është partia më e rëndësishme”, tha Veliaj.

 

Advertisement

 

Kryebashkiaku tha se në Tiranën e një milionë banorëve të gjithë duhet të kenë një shans dhe se të gjithë duhet të besojnë, e jo të ushqejnë urrejtje për njëri-tjetrin.

 

 

Advertisement

“Politika nuk ndahet në të majtë e në të djathtë. Politika ndahet në ata që duan të punojnë dhe fokusohen tek e ardhmja dhe në ata që e mbajnë kokën mbrapa dhe fokusohen tek e kaluara. Ka një grup të politikës që merret vetëm me ‘përça e sundo’, vetëm thuaji njerëzve që s’do bëhen shtëpitë në Kombinat, nuk do bëhet shkolla “Lasgush Poradeci”, nuk do ndodhin investimet; merren me kush ishte spiun në vitet ’80, kush ishte spiun në vitet ’90, kush ishte ish komunist që u bë antikomunist. Ndërkohë, ka edhe një racë tjetër, që është duke folur për temat e së ardhmes, që thotë do e bëjmë shkollën “Lasgush Poradeci”, ky auditor është një nga më të bukurit në Shqipëri. Kur ne themi se ajo fusha e zezë, ku tani është shkolla “Betim Muço”, nuk do të bëhet pallat, por do bëhet një tjetër shkollë e Kombinatit, ne e themi dhe e bëjmë. Kur ne themi që “Musine Kokalari” do fillojë përpara vitit të ri rikonstruksionin, ne e themi dhe tani janë vënë skelat aty, ka filluar puna. Kur themi se Kombinati pas tërmetit do ketë lagjen më të bukur në qytetin e Tiranës, sot është në gjysmë të punës”, u shpreh Veliaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy