Veliaj mund thellë Këlliçin në zonën e tij zgjedhore/ Fiton 61% në Kombinat, triumfon bindshëm edhe në Astir e lagjen “5 maji”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj mund thellë Këlliçin në zonën e tij zgjedhore/ Fiton 61% në Kombinat, triumfon bindshëm edhe në Astir e lagjen “5 maji”

Ndonëse kryeson bindshëm zgjedhjet në Tiranë, me mbi 42 mijë vota më shumë se rivali i tij, Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë përballë Belind Këlliçit edhe në Kombinat.

 

Edhe pse gjatë fushatës, kandidati i Berishës dhe i Metës e konsideronte Kombinatin si bastionin e tij dhe pretendonte se ajo ishte zona e tij me e sigurt, Veliaj ka arritur në këtë zonë të sigurojë 61 përqind të votave.

 

Advertisement

Nëse shohim të dhënat e KQZ, vihet re se kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek dy zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Astirin dhe “5 Majin”.

 

Për më tepër, deri dy muaj më parë, Belind Këlliçi ka qenë edhe deputet i zonës së Astirit.

 

Advertisement

Të dyja këto zona Belind Këlliçi i përdori si “kalë beteje” kundër Veliajt duke bllokuar projektet e Bashkisë. Por mesa duket, Astiri ka zgjedhur shkollat më shumë se përçarjen, dhe 5 Maji ka zgjedhur shtëpitë më shumë se përdorimin politik.

 

Veliaj po shënon një fitore spektakolare në kryeqytet, ku deri në këto momente është mbi 42 mijë vota përpara rivalit të tij Belind Këlliçi.

 

Advertisement

Gjatë tetë viteve të fundit, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në këtë zonë, si në infrastrukturë, ashtu dhe në lagjen e re që po merr jetë ku do të sistemohen të prekurit nga tërmeti.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy