Veliaj në Njësinë 4: Kush shan Tiranën dhe Shqipërinë, jeton në vila dhe kulla sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj në Njësinë 4: Kush shan Tiranën dhe Shqipërinë, jeton në vila dhe kulla sot

Erion Veliaj zhvilloi një takim me të rinjtë e Njësinë 4 në Tiranë. Kryebashkiaku foli për lehtësirat ndaj studentëve dhe mbështetjen e Bashkisë.

 

“Kartën e Studentit e kishin premtuar të gjithë, por e bëri kjo administratë dhe kjo qeveri sepse nuk mjafton vetëm të ankohesh dhe të gjesh fajtorin, por duhet gjithmonë dikush që thotë: “E di çfarë? Po e bëjmë ne”. Ajo që ndihmon është vendimi i Këshillit Bashkiak që abonenë për studentët ta bëjmë falas, ata thjesht duhet të pajisen me Kartën e Studentit. Jam shumë krenar që, mbi 20 mijë student e kanë tërhequr abonenë dhe udhëtojnë falas në të gjithë qytetin e Tiranës. Besoj se ishte një vendim i drejtë dhe një premtim i mbajtur”

 

Advertisement

Sipas Veliajt, ata që e shajnë më shumë Shqipërinë dhe Tiranën janë pikërisht ata që vetë jetojnë në vila.

 

Një sport i rrezikshëm, që luhet masivisht nga një pjesë, por fatmirësisht jo nga shumica, është ky sporti me shajt Shqipërinë. Thonë: ‘Ky vend nuk bëhet’, ‘Këtu nuk jetohet!’ Ata që e thonë më shumë këtë gjë janë ata që jetojnë më mirë, kanë vila te Gjiri i Lalëzit, kanë shtëpi në Lundër, kanë zyra në kulla. Njerëzit që ankohen më shumë në politikë, janë ata që në fakt i kanë punët më mirë. E kanë kthyer në modë këtë.

 

Advertisement

Në këtë takim Veliaj shoqërohej nga deputetja e Partisë Socialiste , Blerina Gjylameti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy