Veliaj nga Kombinati për gjyqin me Bashën: “Halli i vetëm i Lulit është të sqarojë nëse ka 4 apo 5 vila; Ne merremi me zgjidhjen e halleve të njerëzve”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj nga Kombinati për gjyqin me Bashën: “Halli i vetëm i Lulit është të sqarojë nëse ka 4 apo 5 vila; Ne merremi me zgjidhjen e halleve të njerëzve”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Kombinati ku përuroi qendrën e re komunitare “Të qëndrojmë së bashku” tregoi se një gazetar e kishte pyetur se përse nuk ishte i pranishëm te gjyqi me Lulzim Bashën.

 

Kryebashkiaku tha se teksa halli i vetëm i Bashës është që të sqarojë në gjyq nëse ka katër apo pesë vila, ai duhet të merret dhe të zgjidhë hallet e njerëzve.

 

Advertisement

“Përpara se të flisja më shkroi një gazetar e më pyeti: Nuk je te ky gjyqi për vilat e katërta dhe të pesta të Lul Bashës? I thashë: Nuk kam kohë unë për këtë punë. Unë dhe Beni merremi të bëjmë shtëpitë për njerëzit. Se ka katër apo ka pesë Lul Basha të shkojë ta sqarojë në gjykatë se nuk kemi kohë për të humbur.

 

Këta kanë vetëm hallin e tyre. Luli u çua sot dhe e vetmja gjë që kishte në axhendë është të sqarojë në gjykatë ka katër apo pesë vila. Për këtë jemi në gjyq. Shih çfarë hallesh kanë këta. Këta zihen për foltoren, për sondazhe se kë mbështesin më shumë, Saliun e lodhur apo Lulin e përgjumur? Këta nuk kanë lidhje fare me realitetin tonë. Këta për kalamajtë tanë nuk duan t’ia dinë. Këta nuk dua t’ia dinë fare, sepse e kishin këtë bashki, e kishin këtë qendër dhe nuk u dukën njëherë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy