
Më shumë se 60 mijë vota ka mundur të grumbullojë kreu aktual i Tiranës, Erion Veliaj në garën për një mandate të tretë.
Saktësisht deri në këto momente, Veliaj numëron 60241 vota, përkthyer në 53.02 % të rezultatit.
Advertisement
Në këto formë, Veliaj konfirmon kryesimin e ndjeshëm ndaj kundërshtarëve, teksa ndiqet nga Belind Këlliçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ky i fundit numëron 40851 vota, ndryshe 35.95 % të rezultatit.
Advertisement
I papërfillshëm duket rezultati i arritu nga PD, kthyer në forcë të katërt në Tiranë, ku Roland Bejko numëron vetëm 5004, pra 4.40 % vota.
“Lëvizja Bashkë” ka mundur të grumbullojë më shumë vota se një nga partitë më të mëdha në vend që nga nisja e pluralizmit, duke “parakaluar” PD e Alibeajt.
Advertisement