Veliaj pret kryetaren e Këshillit të Kharkivit: Do të japim kontributin tonë për rindërtimin e Ukrainës pas luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj pret kryetaren e Këshillit të Kharkivit: Do të japim kontributin tonë për rindërtimin e Ukrainës pas luftës

Erion Veliaj mirëpriti në një takim kryetaren e Këshillit Rajonal të Kharkivit në Ukrainën Lindore, Tetiana Yehorova-Lutsenko.

Kryebashkiaku e siguroi Yehova-Lutsenkon se Tirana do të japë kontributin e saj për rindërtimin e qytetit, pas mbarimit të luftës.

Advertisement

Veliaj kujtoi se kur Tirana u binjakëzua me qytetin e Kharkivit në vitin 2018, shumë gjëra ishin ndryshe – nuk kishte as tërmet, as pandemi, as luftë – por ai shtoi se miku i mirë njihet në ditë të vështira.

“Miqtë e mirë duken në ditë të vështira! Kur gjërat shkojnë mirë, është kollaj të binjakëzohesh me një qytet tjetër. Por, kur gjërat shkojnë keq, aty duket kush është miku i vërtetë. Ne kemi vendosur të japim një kontribut për rindërtimin e Kharkivit, me bindjen e plotë se Ukraina jo vetëm që do të fitojë, por do të ngrihet më e fortë. Kontributi ynë mund të jetë ndodhta për të rindërtuar një shkollë ose një kopësht, nga ato që ne kemi treguar se dimë t’i bëjmë mirë, sepse duam të japim pjesën tonë modeste në rindërtimin e një qyteti simotër”

-tha Veliaj.

Advertisement

Kryebashkiaku përshëndeti homologun e tij në Kharkiv, ndërsa tha se kryeqyteti i Tiranës do të jetë aty për të mbështetur në ditët më të vështira.

“E përshëndes kryetarin e Bashkisë së Kharkivit, i jap kurajo dhe e siguroj se do të jemi me të. Qoftë me një shkollë, një kopësht, a një ndihmë për konsullatën, por do jemi prezent edhe për pjesën e rindërtimit. Shqipëria, qeveria e Shqipërisë, kryeministri, ministrja e Jashtme, kanë qenë super aktivë edhe në Këshillin e Sigurimit, me ekipin tonë fantastik në Nju Jork, por edhe me ndihmat e tjera, qofshin ato civile dhe ushtarake, që nuk kanë munguar nga Shqipëria, ka qenë prezente shumë më shumë sesa të tjerë që i kanë mundësitë më të mëdha, por që hezitojnë në raste të tilla. U uroj të gjithë miqve në Kharkiv, të qytetit tonë binjak, qytetit tonë simotër, shumë forcë dhe shumë kurajo. Do të jemi bashkë, sidomos në pjesën e dytë të këtij konflikti, gjatë rindërtimit, që është edhe më e vështira, që do shumë durim”,

Advertisement

-u shpreh Veliaj.

Kryetarja e Këshillit Rajonal të Kharkivit, Tetiana Yehorova-Lutsenko falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e dhënë dhe për ngritjen e zërit në arenën ndërkombëtare për Ukrainën.

Advertisement

“Dua t’i shpreh mirënjohjen e madhe kryebashkiakut të Tiranës dhe gjithë ekipit të tij. Për ne, tani, gjëja më e rëndësishme nuk janë financat, por nevoja për mbështetje. Ju e keni ngritur zërin për ne në arenën ndërkombëtare”,

-tha ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy