Veliaj shpall fitoren spektakolare të PS ne Kamzë: “Fitore e jashtëzakonshme që do mbahet mend gjatë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj shpall fitoren spektakolare të PS ne Kamzë: “Fitore e jashtëzakonshme që do mbahet mend gjatë”

Pas Vorës, drejtuesi politik i Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, Erion Veliaj, shpalli nga selia rozë edhe fitoren spektakolare të PS në Kamzë. Veliaj përshëndeti kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin dhe tha se ai ka kthyer historinë me fitoren e thellë dhe falenderoi gjithë demokratët që besuan dhe iu bashkuan Partisë Socialiste.

 

Siç është ajo shprehja qershia mbi tortë, por këtu ka ardhur qershia para se të vijë torta. E kam zemrën plot me krenari, plot me dashuri dhe plot me mirënjohje për Kipen, për Linditën dhe skuadrën tonë që pas 30 e ca vitesh e fitoi me meritë Kamzën që do të shkojë vetëm përpara. Forca Kamza dhe ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Faleminderit Linditës që e ka ndjekur me kaq shumë dashuri Kamzën dhe pastaj Rakipit tonë që ka kthyer historinë me një skuadër socialistësh dhe demokratësh për një fitore të jashtëzakonshme që do të mbahet mend shumë gjatë, fitoren e Kamzës dhe Partisë Socialiste dhe atyre të djathtëve që u bashkuan në rrugën tonë”, u shpreh Veliaj.

 

Advertisement

Kryetari i rizgjedhur i PS për Bashkinë e Kamzës, Rakip Suli tha se qytetarët e Kamzës, djem dhe vajza i dhanë një mesazh gjithë Shqipërisë që nuk janë pronë e askujt por janë vetëm në shërbim të familje së tyre.

 

“Qytetarët i dhanë një mesazh. Ai që sot është non grata në 30 vite vetëm shpirtin nuk i dhanë se votën ia dhanë. Por ai hapi një gropë të madhe dhe sot ra vetë në atë gropë”, deklaroi ai.

 

Advertisement

Ndërsa kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla dhe e deleguar politike e PS për Bashkinë e Kamzës, falenderoi të gjithë qytetarët, sidomos votuesit e djathtë qe u bashkuan me partinë që do çojë vendin vetëm përpara.

 

“Do të doja një falenderim për të gjithë qytetarë e Kamzës për qetësinë dhe qytetarinë që treguan këtë ditë duke votuar kuqezi në çdo qendër votimi. Kamza sot ka votuar kuqezi sepse shumë të djathtë u bashkuan me ne. Mesazhi tjetër është që dhe shumë të djathtë që nuk ishin përgatitur për të kapërcyer hendekun zgjodhën të qëndronin në shtëpi dhe nuk iu bashkangjitën opozitës së degraduar. Sot fitoi puna dhe bashkimi që nuk i ndau kurrë në të majtë dhe të djathtë. Fituan gjithë ato investime që Edi Rama dhe Rakip Suli kanë bërë për Kamzën”, tha Nikolla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy