minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Veliaj vizitë në dy familje që lanë pallatin e dëmtuar në rr. “Myslym Keta” dhe janë sistemuar te banesat e reja te “5 Maji”: “Mos u përdorni nga politika” - Struga.info


Veliaj vizitë në dy familje që lanë pallatin e dëmtuar në rr. “Myslym Keta” dhe janë sistemuar te banesat e reja te “5 Maji”: “Mos u përdorni nga politika”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj vizitë në dy familje që lanë pallatin e dëmtuar në rr. “Myslym Keta” dhe janë sistemuar te banesat e reja te “5 Maji”: “Mos u përdorni nga politika”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar dy prej familjeve, të cilat lanë shtëpitë e tyre të dëmtuara rëndë nga tërmeti në Pallatin nr. 4 në rr. “Myslym Keta”, dhe prej një viti janë sistemuar te lagjja e re te “5 Maji”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj falenderon për mirëkuptimin edhe 30 familjet e tjera të të njëjti pallat, të cilat tashmë janë zhvendosur në apartamentet e reja.

“Zemra mal për familjen e bukur të Bujarit, Halimes, Erjonit, Erionës dhe Asjan e vogël , si dhe për çiftin e të moshuarve Jonuz dhe Drita Zhuta, të cilët lanë shtëpitë e tyre të dëmtuara rëndë nga tërmeti në Pallatin nr. 4 në rr. “Myslym Keta”, dhe prej një viti janë sistemuar për bukuri te lagjja e re te “5 Maji”. U jam shumë mirënjohës edhe 30 familjeve të tjera, nga po i njëjti pallat, që kanë pranuar marrëveshjen me bashkinë dhe tani janë sistemuar në apartamentet e reja , të projektuara nga arkitekti Stefano Boeri”, thotë Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj i bën thirrje edhe 14 familjeve të mbetura në pallatin e dëmtuar rëndë nga tërmeti, që të mos përdoren nga politika sikurse ju ndodhi familjeve tek Astiri, por të pranojnë të futen në banesat e reja.

Advertisement

“Për 14 familjet e mbetura, thirrja është: mos u përdorni nga politika që ju shfrytëzoi edhe te Lodrat, dhe tek Astiri, dhe te Teatri, dhe te Bulevardi. Ejani merrni shtëpitë e reja e jetoni të sigurt, se këta të Gjirit të Lalzit i kanë zgjidhur hallet e tyre”, thekson Veliaj.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy