Veliaj vizitë në selinë e KMSH-së, uron Kurban Bajramin: “T’i lemë mënjanë inatet dhe egot, sot është dita të reflektojmë dhe të ndihmojmë këdo në nevojë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj vizitë në selinë e KMSH-së, uron Kurban Bajramin: “T’i lemë mënjanë inatet dhe egot, sot është dita të reflektojmë dhe të ndihmojmë këdo në nevojë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi paraditen e sotme selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Në urimin e tij, Veliaj tha se kjo ditë feste është një sprovë për të gjithë ne, për të dhënë më të mirën e për t’iu gjendur më pranë njerëzve në nevojë.

 

 

“Kurban Bajrami është dita e sprovës dhe sot duhet të reflektojmë për kohën ku jetojmë. Secili prej nesh duhet të sakrifikojë egot, inatet, mëritë sepse një qytet bëhet më i mirë kur sakrifikojmë gjëra si këto, që nuk janë të dobishme. Ne mund të jetojmë edhe pa inate, edhe pa smirë, edhe pa xhelozi, edhe pa stërkëmbësha”, tha Veliaj.

Advertisement

Ai shtoi se, për faljen e madhe të Namazit, Bashkia e Tiranës vuri në dispozicion të besimtarëve myslimanë sheshin ‘Skënderbej’. Jo vetëm kaq, por edhe në çdo qendër sociale do të shërbehet dreka e Bajramit, teksa ftoi këdo të ndihmojë dikë në këtë ditë që të festojë.

 

 

“Më vjen mirë që sot në mëngjes, pavarësisht se Tirana shumë aktivitete – sheshi ishte i zënë me përgatitjet për koncertin e Enrique Iglesias, por një qytet i mirë ka hapësirë për të gjithë – akomoduam të gjithë besimtarët myslimanë në sheshin ‘Skënderbej’. Ndërkohë, në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, por edhe të Qarkut të Tiranës, Prefekturës së Tiranës, në të gjitha qendrat sociale të Tiranës, do të shërbejmë vaktet tona. Në disa familje kemi çuar ushqime në shtëpi, që të sigurohemi që asnjë nuk ndihet vetëm. Vërtet ky është një qytet i madh dhe ka shumë bereqet dhe ekonomi, por parimi i qytetit të mirë është: teksa qyteti zhvillohet, askush të mos ngelet pas dhe të mos ndihet që nuk kishte mjaftueshëm për të festuar, ndaj secili sipas mundësive sot, të ndihmojë një fqinj,” deklaroi kryetari i Bashkisë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy