Velierat mbërrijnë në Marina Orikum/ Gara ndërkombëtare zhvillohet për të dytin vit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Velierat mbërrijnë në Marina Orikum/ Gara ndërkombëtare zhvillohet për të dytin vit

Këtë të enjte nisi zyrtarisht gara e varkave më vela që ndryshe njihet si Regata e miqësisë. 35 veliere ku dy prej tyre janë shqiptare, janë nisur nga Brindisi për të mbërritur në brigjet qytetit të Vlorë, e për t’u ankoruar në Marinën e Orikumit. Mesditën e  sotme varka e parë me vela që mbërriti nga Brindisi ishe ajo e me emrin “Any wave”.

 

Për të dytin vit radhazi Marina Orikum falë edhe marrëveshjes së arritur me “Lega Novale Italiana” është partneri kryesor i kësaj gare ndërkombëtare. Presidenti i “Lega Novale Italiana” në një intervistë për vizion plus tregon se cilat janë pritshmëritë e kësaj gare në këtë edicion.

 

Advertisement

SALVATORE ZARCCONE

 

PRESIDENTI I “LEGA NOVALE ITALIANA”

 

Advertisement

“Kjo është regata e 12 Brindisi-Valona që zhvillohet në Shqipëri. Mund të them që ishte një regatë e cila i kaloi të gjitha pritshmëritë, sepse flet vetë numri i varkave të regjistruara në këtë gatë dhe kjo falë edhe parapërgatitjeve që këtë vit filluan pak më herët. Dua të nënvizoj këtu standardet dhe kushtet shumë të mira që ofron për ankorim Marina e Orikumit që është dhe partneri zyrtar i regatës Brindisi-Valona dhe “Rega Novala Italiana.”

 

Falë edhe bashkëpunimit me Marina Orikum organizatorët e këtij eveti, që do të zgjasë për 4 dite, dëshirojnë që këtë traditë ta zgjerojnë duke ofruar edhe një garë kombëtare.

 

Advertisement

“Ne po mendojmë që të largojmë pjesën e të organizuarit të vetëm të një gare e cila është regata Brindisi-Valona por të bëjmë edhe një regatë kombëtare që do të nisë nga Orikumi për të shkuar më marinën e Sarandës. Edhe kjo marinë është një pikë shumë e fortë lidhëse e cila krijon kushtet e përshtatshme për të krijuar një regatë kombëtare dhe ne do e mbështesim këtë nismë. Gjithashtu këtë gare e ka mbështetur edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të jetë i pranishëm në dhënien e çmimeve.”

 

Kjo garë ka një simbolikë të veçantë pasi sjell në kujtesë eksodin e popullit shqiptar i cili u nis me anije drejt Brindisit.

 

Advertisement

Marina Orikum po mirëpret të gjithë ekuipazhin e këtyre veliereve me standardet më të mira në vend.

 

Por turizmi po njeh një hov të konsiderueshme vitet e fundit madje duke kaluar pritshmërinë e shifrave te parashikuara por ajo që i nevojitet vendit është turizëm elitar. Ndaj drejtues të marinës apelojnë për lehtesim procedurash për ankorimin e jahteve në marinë.

 

Advertisement

Marina Orikum është pikëstacioni i vetëm në Shqipëri që ofron shërbime ankorimi të të gjitha llojeve të varkave me vela apo jahteve të madhësive të ndryshme. Kjo Marinë është një investimi vetmi i këtij lloji  i realizuar nga grupi “Concord Investim”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy