Vendimi i Apelit/ Këlliçi: Rama e Veliaj po përdorin çdo instrument që të pengojnë zgjedhjet e lira

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi i Apelit/ Këlliçi: Rama e Veliaj po përdorin çdo instrument që të pengojnë zgjedhjet e lira

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi e ka cilësuar vendimin e sotëm të gjykatës së Apelit për vulën e PD si një tjetër veprim të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të lëvizur çdo gur a instrument që zgjedhjet mos të jenë të lira.

 

Më tej në reagimin e tij ai ka dënuar këtë akt dhe është shprehur se asnjë nuk mund të bëhet pengesë për betejën e PD më 14 maj.

 

Advertisement

Sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme. Ata kanë frikë nga ju, nga vota e lirë.

 

Vendimi i sotëm tregon se pala tjetër është e dëshpëruar përderisa i duhet që të përdorë marifete të pista për të manipuluar zgjedhjet. Sot u dha një goditje ndaj pluralizmit. Ata kanë frikë nga vullneti i qytetarëve, sepse Veliaj ka lënë pas dore banorët e Tiranës. Kudo që shkoj në qytetin tim, njerëzit janë të bindur se ka ardhur koha për ndryshim.

 

Advertisement

E dënoj me forcë këtë akt të shëmtuar. Gjithashtu garantoj demokratët dhe qytetarët që kjo pengesë e re nuk do të na ndalojë dot në betejën tonë për votën, për lirinë e zgjedhjes, për kthimin e Bashkisë së Tiranës në shinat e ligjshmërisë dhe në funksion të interesit publik.

 

Nuk ka pushtet, regjim, nuk ka dhunë e para, që të mund të ndalë vullnetin e qytetarëve dhe banorëve të Tiranës, për ndryshim.

 

Advertisement

Një forcë politike nuk e bën vula. Atë e bën fryma, shpirti dhe njerëzit. Prandaj unë sot jam më i motivuar se kurrë, bashkë me ju më i fortë dhe i vendosur, për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve të saj”, shkruan ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy