“Vendimi i gjyqtarit Zhukri, i paligjshëm”/ Bardhi: Askush nuk duhet të shqetësohet nga zbatimi i ligjit!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vendimi i gjyqtarit Zhukri, i paligjshëm”/ Bardhi: Askush nuk duhet të shqetësohet nga zbatimi i ligjit!

Deputeti i PD, Gazment Bardhi e ka konsideruar edhe njëherë të paligjshëm vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri në favor të ish-kryeministri Berisha.

 

Bardhi shkruan se kërcënimet ndaj gjyqtarëve,  blerja apo shitja e vendimeve gjyqësore, kthimi i selive të partive në salla gjyqi të humbur, i përkasin drejtësisë së korruptuar alla Zhukri dhe një metaliteti të vjetër politik që ka mbajtur peng të ardhmen e Shqipërisë.

 

Advertisement

“Siç ka thënë edhe Sali Berisha më 25 Mars: Vendimet e gjykatave zbatohen, nuk mund te komentohen, nuk mund te sulmohen. Nuk mund të kesh dy standarte, kur na pëlqen vendimi e zbatojmë, kur nuk na pëlqen e sulmojmë.

Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri ishte dhe është tërësisht i paligjshëm. Qetësisht institucionet legjitime të partisë kanë ndjekur dhe po ndjekin rrugën ligjore për zhbërjen e atij vendimi të paligjshëm. Askush nuk duhet të shqetësohet nga zbatimi i ligjit dhe duhet të ruaj qetësinë derisa drejtësia ti shkojë deri në fund kësaj çështje.

Kërcënimet ndaj gjyqtarëve, dërgimi i mercenarëve të rikthyer sëfundmi brenda gjyqësorit për të joshur gjyqtarët, blerja apo shitja e vendimeve gjyqësore, kthimi i selive të partive në salla gjyqi të humbur, i përkasin drejtësisë së korruptuar alla Zhukri dhe një metaliteti të vjetër politik që ka mbajtur peng të ardhmen e Shqipërisë.

Për qartësi të opinionit publik, dua të sqaroj se palë në një proces ku shqyrtohet kërkesa për regjistrim të një statuti të një partie politike, është vetëm PARTIA POLITIKE, ndërkohë se kush e ka të drejtën e përfaqësimit e cakton gjykata në çështje themeli”, shkruan Bardhi.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy