“Vendimi i kushtetueses, fitore e Veliajt”, flet këshilltari ndërkombëtar i kryebashkiakut të Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vendimi i kushtetueses, fitore e Veliajt”, flet këshilltari ndërkombëtar i kryebashkiakut të Tiranës

Këshilltari ndërkombëtar i Erion Veliajt e cilësoi fitoren e tij në Gjykatën Kushtetuese një moment kyç për qeverisjen demokratike në Shqipëri.

“Ky është një triumf i jashtëzakonshëm për Erionin, por jo vetëm për të. Është një fitore për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe një fitore për shtetin e së drejtës dhe demokracinë”
, thot Daniel Fetterman.

Duke risjellë në vëmendje fjalimin e Veliajt se kishte pritur 9 muaj për 9 minuta, Daniel Fetterman thotë se vendimi përbën përparim për shtetin e së drejtës.

“Vendimi i Gjykatës riafirmon parimin themelor kushtetues se mandati i një zyrtari të zgjedhur nuk mund të ndërpritet pa respektuar procesin e rregullt ligjor.”

Vëzhguesit e shohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një gur kilometrik përcaktues në përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar angazhimin e saj ndaj shtetit të së drejtës, si dhe në betejën e kryebashkiakut Veliaj për të vijuar t’u shërbejë qytetarëve të Tiranës dhe për ta shndërruar atë në një qytet të nivelit botëror dhe në një destinacion mikpritës evropian.

Advertisement

Të hënën e 3 nëntorit, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe të qeverisë për shkarkimin e Veliajt. Ky i fundit e kishte goditur vendimin në Kushtetuese duke e konsideruar të paligjshëm largimin nga detyra. Tashmë, në krye të Bashkisë së kryeqytetit, zyrtarisht qëndron Erion Veliaj, i burgosur prej 10 shkurtit të këtij viti për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në bashkëpunim me gruan e tij dhe disa biznesmenë.

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy