Vendimi/ Ministrja Ibrahimaj: Në fillim të nëntorit marrim 700 mln euro borxh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi/ Ministrja Ibrahimaj: Në fillim të nëntorit marrim 700 mln euro borxh

Ministrja e Financave, Delinda Ibrahimaj, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave njoftoi se është vendosur që shuma që do të dalë në tregun ndërkombëtar për eurobondin do të jetë 700 mln euro.

 

Po ashtu sot u miratua edhe një tjetër projektvendim i rëndëshishëm. Bëhet fjalë për marrjen e një granti nga Gjermania për zhvillimin e qendrueshëm rajonal, duke nxitur punësimin dhe arsimin profesional.

 

Advertisement

“Ditën e sotme u miratuan dy projektvendime të rëndësishme. I pari ka të bëjë me Erubondin dhe vlerën e tij. Eurobondit pritet të dalë në treg në fillim të muajit nëntor dhe do të ketë një vlerë prej 700 milion euro. Nuk është vendosur akoma data për daljen në treg, me qëllim që të dalim në ditët më të përshtatshme. Po ashtu u miratua një projektvendim që ka lidhje me nxitjen e punësimit, arsimin profesional dhe zhvillimin ekonomik të bizneseve të vogla. Sot miratuam një projektvendim që i hap rrugën rritjes së një granti nga qeveria gjermane, prej 1, 25 milion euro që i bashkohet grantit duke e çuar në total në  25.15 milion. Nëpërmjet këtij projekti janë trajnuar një numër i madh biznesesh”, deklaroi Ibrahimaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy