Vendimi për 30 qershorin/ Meta kërkon nisjen e procedimit disiplinor për Gjyqtaren e Kushtetueses Fjona Papajorgji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi për 30 qershorin/ Meta kërkon nisjen e procedimit disiplinor për Gjyqtaren e Kushtetueses Fjona Papajorgji

Ashtu sikurse kishte parajmëruar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Presidenti Ilir Meta kërkoi sot nisjen e procedimit disiplinor për anëtaren e gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji.

 

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Kolegjit të Posacëm të Apelit, kreu i Shtetit sqaron se Papajorgji ka bërë shkelje të rënda profesionale dhe etike që sipas tij cënojnë figurën e gjyqtarit kushtetues.

 

Advertisement

 “Parashikimet e këtyre dispozitave në krahasim me rrethanat e faktit, provat e marra sipas formës së kërkuara nga ligji dhe me të cilat Presidenti i Republikës është njohur zyrtarisht së fundmi nga Gjykata Kushtetuese, e që kanë lidhje me një çështje të shqyrtuar së fundmi nga kjo gjykatë, na detyrojnë që t’ju përcjellim këtë informacion të shoqëruar me prova bindëse të cilat konfirmojnë se, ka të dhëna mëse të mjaftueshme se nga një apo disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit, veprimtari kjo në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, e që sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, kërkojnë që nga ana juaj të merren masa për fillimin menjëherë të procedimit disiplinor.”

 

Presidenti i referohet vendimit për zgjedhjet e 30 qershorit, teksa Kushtetuesja rrëzoi pak kohë më parë kërkesën e Shoqatës së Bashkive, për shpalljen e tyre si antikushtetuese.

 

Advertisement

“Pas shqyrtimit të të gjithë dosjes gjyqësore që na është përcjellë nga Gjykata Kushtetuese, rezultojnë disa të dhëna e fakte që bëjnë të detyrueshme t’ju përcjellim këtë informacion të shoqëruar me prova bindëse të cilat konfirmojnë se, ka të dhëna mëse të mjaftueshme se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe konkretisht zonja Fiona Papajorgji dhe relatore e kësaj çështje ka konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit. Përsa rezulton në dosje ekziston dyshimi ynë se në këtë veprimtari në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, mund të jenë përfshirë edhe disa anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Këto të dhëna sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, kërkojnë domodosmërisht që nga ana juaj të merren masa për fillimin menjëherë të procedimit disiplinor dhe të merren masa emergjente dhe të themelta në lidhje me këtë procedim disiplinor sipas ligjit.”- thuhet ndër të tjera në kërkeseën e kreut te Shtetit për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit”, shkruhet në dokumentin e shpërndarë nga Presidenca.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy