Vendoret 2023/ Celibashi: Janë 531 qendra votimi që kanë probleme me pajisjen e identifikimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendoret 2023/ Celibashi: Janë 531 qendra votimi që kanë probleme me pajisjen e identifikimit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha sot se në 531 qendra votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik.

 

Në një dalje për mediat, Celibashi tha se janë urdhëruar që procesi i votimit të vijohet manualisht dhe qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

 

Advertisement

“Janë 205 qendra votimit që sipas informacioneve që marrim përmes sistemit, na tregojnë këto të dhëna se pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrin informacion prej tyre. Janë 531 qendra votimit për të cilat nuk kemi informacion. Ose këto qendra votimit PiE nuk funksionon, ose pjesërisht, ose plotësisht. Por këtë të dhënë nuk e kemi. Ndaj urdhëruam që procesi identifikimit të votuesve, të bëhet në mënyrë tradicionale.

 

Në aspektin teknik nuk kishim më shumë kohë. Një pjesë e arsyeve mund të lidhen me mosparaqitjen e operatorëve në qendrat e votimit, apo dhe mungesën e plotë të informacioneve të tyre apo dhe funksionalitetin e pajisjes. Ligji e parashikon mirë dhe nuk mund të ketë shtyrje paraprakisht. Por vetëm nëse ka qytetarë që ndodhen në qendrat e votimit në orën 19:00, pritet që ata të votojnë. Por nëse ka ndërprerje të tilla, s’mund të zgjasësh orarin.”, tha Celibashi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy