Vendoret dhe fushata me kursime e PS/ Gogu: Në Tiranë flet puna, janë ndërtuar shumë godina arsimore dhe shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendoret dhe fushata me kursime e PS/ Gogu: Në Tiranë flet puna, janë ndërtuar shumë godina arsimore dhe shtëpi

Partia Socialiste ka marrë vendimin që këtë vit nuk do ti shpenzojë fondet e KQZ për fushata të mëdha e postera nëpër mure, por për të mbjellë pemë.

 

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS Toni Gogu ka komentuar këtë vendim, ku gjatë një interviste për Vizion Plus ai deklaroi se qëllimi është që brezave pasardhës tu lënë një mjedis më të mirë për të ardhmen.

 

Advertisement

Ai tha se në Tiranë gjatë këtyre viteve janë bërë punë mjaftë të mira, si ndërtimet e shtëpive, shkollave, kopështeve e çerdheve, për të cilat kanë shpresa për fitoren e mandatit të ardhshëm.

 

Intervista e plotë: 

 

Advertisement

Në hapjen zyrtare të fushatës mungoi masiviteti dhe elementë të tjerë të një eventi të rëndësishëm. Në vend të kësaj, pamë mbjellje pemësh: përse keni bërë një zgjedhje të tillë?

 

Puna është një vepër e mirë që jo vetëm i shtojmë fëmijëve tanë mirëqënie, por edhe vendosim një standard të ri.

 

Advertisement

Cilat janë pikat më të forta sipas jush në betejën për të rimarrë Tiranën?

 

Tre janë pikat më të forta, puna, puna dhe puna. Në Tiranë flet puna. Flasin shkollat, kopshtet dhe cerdhet. Flasin banesat që kishin arsye për të humbur shpresën dhe tani janë tërësisht të reja. Peza dhe Ndoqi kanë lagje të reja. Nga banorët dëgjon vetëm fjalë të mirë.

 

Advertisement

Të gjithë e pranojmë se Tirana ka një kosto të lartë jetese e kandidati i opozitës ka premtuar ta ulë atë: ju do beni diçka në këtë drejtim?

 

Të gjitha kryeqytetet në Europë kanë kosto të larta. Sa më shumë ta kërkojmë një gjë që është e kufizuar aq më shumë do i rritet çmimi. E njëjta gjë po ndodh me Tiranën sepse po shtohen me dhjetra banorë.

 

Advertisement

Ka bërë gjithçka për të ulur kostot. Për të moshuar nuk kanë qenë asnjë herë shërbimet sociale. Nga njëra anë po monitorohet tregu për të mos pasur abuzime.

 

Në 14 maj kandidon zoti Veliaj, por edhe Partia Socialiste: si e parshikoni këtë “garë” mes kandidatit dhe logos?      

 

Advertisement

Kandidati dhe logo janë për të tërhequr njëri-tjetrin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy