
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar me një mesazh demokratëve, teksa ka folur për rikthimin në Gjykatën e Faktit të çështjes së vulës.
Gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se sonte do të përcaktohet qëndrimi përfundimtar i PD-së.
Ai i bëri thirrje demokratëve të mbështesin kandidatët e dalë nga primaret, pasi theksoi se PD-ja është vetëm një.
“Këshilli Kombëtar duhet të përcaktojë sonte qëndrimin përfundimtar. I bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, të mbështesë kandidatët e PD-së. Sot ka vetëm një Parti Demokratike në Shqipëri dhe ajo është partia e anëtarësisë së saj. Ajo është parti e pamposhtur. Gabojnë shumë rëndë ata të cilët mendojnë se me vendime antikushtetuese do mundin të mposhtin këtë forcë politike”, u shpreh ai ndër të tjera.