Vendoret e 14 majit/ Berisha mesazh demokratëve: Ka vetëm një PD, mbështesni kandidatët tanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendoret e 14 majit/ Berisha mesazh demokratëve: Ka vetëm një PD, mbështesni kandidatët tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar me një mesazh demokratëve, teksa ka folur për rikthimin në Gjykatën e Faktit të çështjes së vulës.

 

Gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se sonte do të përcaktohet qëndrimi përfundimtar i PD-së.

 

Advertisement

Ai i bëri thirrje demokratëve të mbështesin kandidatët e dalë nga primaret, pasi theksoi se PD-ja është vetëm një.

Këshilli Kombëtar duhet të përcaktojë sonte qëndrimin përfundimtar. I bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, të mbështesë kandidatët e PD-së. Sot ka vetëm një Parti Demokratike në Shqipëri dhe ajo është partia e anëtarësisë së saj. Ajo është parti e pamposhtur. Gabojnë shumë rëndë ata të cilët mendojnë se me vendime antikushtetuese do mundin të mposhtin këtë forcë politike”, u shpreh ai ndër të tjera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy