Vendoret e 14 majit/ Sula thirrje dy grupimeve: Bashkohuni dhe dilni me një kandidat, ndryshe PD humbet në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendoret e 14 majit/ Sula thirrje dy grupimeve: Bashkohuni dhe dilni me një kandidat, ndryshe PD humbet në zgjedhje

Deputeti i PD Dashnor Sula ka komentuar zhvillimet e fundit brenda kampit blu, pas vendimit të Gjykatës së Apelit t’i “hequr vulën” Sali Berishës.

 

Në një intervistë për Vizion Plus me Pranvera Borakajn, Sula tha se kriza që po paraqitet ne qendër ka ndikuar edhe në bazë, teksa ndihet i keqardhur për përçarjen e demokratëve.

 

Advertisement

Ai u bëri thirrje dy grupimeve që të bashkohen për vendoret e 14 majit dhe të dalin me një kandidat të përbashtët, nën një sigël.

 

Atë që Sula e quan si armëpushim mes grupimeve, e sheh si mënyrën më të mirë për të fituar në zgjedhje, në të kundërt sipas tij, PD do të humbas.

 

Advertisement

Intervista e Dashnor Sulës për Vizion Plus:

 

Pranvera Borakaj: Si e keni parë vendimin e gjykatës? Ishte i pritshëm?

 

Advertisement

Dashnor SulaUnë ndihme i keqardhur për situatën. Zgjidhja duhet të ishte logjike e politike nga brenda PD e jo të vinte deri në këtë moment. Ne kemi kërkuar dhe kemi shtirë dorën për bashkëpunim. PD dhe vula nuk i përket as Alibeajt, Berishësn, Nokës apo Bardhit por gjithë demokratëve. Këtë shqetësim e ndjejnë edhe demokratët

 

Pranvera Borakaj: A ndihet në bazë kjo përçarje?

 

Advertisement

Dashnor Sula- Po ndihet shumë. Njerëzit janë të mërzitur. Dalja me dy kandidatë është e sigurt humbja dhe ata e dinë.

 

Pranvera Borakaj: Si i shikoni zërat, se grupimi i Alibeajt do e ketë të vëshirë për të gjetur kandidatë dhe numërues…

 

Advertisement

Dashnor Sula- Është e tmerrshme që edhe elektorati i djathtë të jetë i ndarë. Unë ndihem i çuditur se si Berisha nuk arriti bashkimin me lëvizjen që ngriti pas largimit të Bashës.

 

Berishës i intereson vetëm 5% të Ilir Metës dhe jo 30% e demokratëve. Deri në 14 maj të kemi një “armëpushim”. Edhe Putin po bën një armë pushim e po lejon grurin të lëvizë. Ne duhet të ndalojmë këtë vëllavrasje para 14 majit dhe pastaj gjërat qetësohen.  Nesër në mbledhjen e grupit parlamentar do dalin në një mendim që kandidatët e dalë nga primaret të regjistrohen nën siglën e PD.

 

Advertisement

Në 14 maji të dalim me një kandidat të përbashkët e pastaj të diskutohet se kush është pjesë e partisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy