Vendoret/ Glover: Nuk na intereson rezultati por procesi zgjedhor, do takohemi me çdo përfaqësues politik, përfshirë edhe Berishën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendoret/ Glover: Nuk na intereson rezultati por procesi zgjedhor, do takohemi me çdo përfaqësues politik, përfshirë edhe Berishën

Shefja e OSBE-ODIHR,  Audrey Glover, në një konferencë për mediat është shprehur se do të takojnë këdo që është i përfshirë në procesin zgjedhor, duke përfshirë edhe Sali Berishën.

 

Më tej Glover theksoi se, misioni i tyre është që të sigurohen që procesi të jetë transparent dhe se nuk iu ineterson rezultati.

 

Advertisement

E rëndësishme është që zgjedhësit të votojnë të lirë, nënvizoi Glover.

 

Roli ynë është të bëjmë një vlerësim teknik të zgjedhjeve.

 

Advertisement

Implementimi i ligjit është i rëndësishëm dhe varet nga vullneti për ta zbatuar atë. Misioni i vëzhgimit do nxjerrë një raport para zgjedhjeve dhe do ketë konferencë pas zgjedhjeve. Raporti përfundimtar do jetë 8 javë pas zgjedhjeve. Ditën e konferencës pas zgjedhjeve do kemi dhe deklaratë me konkluzionet paraprake. Ne nuk jemi të interesuar për rezultatin, por të sigurohemi që procesi është transparent. Po ashtu të shohim nëse është në përputhje me angazhimet e OSBE. Na intereson që rezultatet të shpallen në mënyrë korrekte.

 

Ne me shumë kënaqësi kemi ndërmend të takohemi me cilido që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”, tha Glover.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy