“Veprim i ulët!”/ Bislim Ahmetaj: Na kanë mbyllur dyert e selisë së PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Veprim i ulët!”/ Bislim Ahmetaj: Na kanë mbyllur dyert e selisë së PD

Kryetari i Grupimit të Dhjetorit 90, Bislim Ahmetaj ka folur sot para mediave teksa ka thënë se dyert e selisë blu janë mbyllur.

 

Ai tregon se sot ka tentuar të zhvillojë një mbledhje me kryesinë e grupimit të dhjetor 90 në zyrën e tyre në selinë e PD.

 

Advertisement

“Kisha thirrur kryesinë e grupimit të dhjetor 90 në zyrën tonë në PD. Sot u gjendëm para një ngjarje të ligë të njerëzve të vegjël që kanë hyrë në këtë shtëpi të madhe. Ishin mbyllur dyert, në një farë mënyre na i mbyllën deren. Bravën e derës sonë nuk e kishin ndërruar, por dy bravat e dy dyerve te tjera ishin ndërruar.

Kjo është një gjë e ulët. Mbledhja e fundit në këtë zyrë ka qenë para 10 ditësh, sot kishim një mbledhje për të përshëndetur Kuvendin e jashtëzakonshëm të datës 11 dhjetor”, u shpreh Ahmetaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy