Veprimi i heroit në qendër bën jehonë/ BBC i dedikon shkrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veprimi i heroit në qendër bën jehonë/ BBC i dedikon shkrim

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj diele në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Një mjet tip “Citroen” me targa AA 603 VL u fut në shesh dhe tentoi të përplasë kalimtarët.

Gjithçka ndodhi në një moment kur kishte një numër të konsiderueshëm qytetarësh në shesh.

Ngjarja ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja, kur rrjeti britanik BBC, jep në pak rrjeshta detajet e ngjarjes.

Advertisement

BBC e ka titulluar lajmin: Një person kërcen në xhamin e makinës për të ndaluar shoferin e rrezikshëm në Shqipëri.

I riu që neutralizoi drejtuesin e mjetit  tip “Citroen” që u fut në shesh, duke tentuar të përplasë kalimtarët, e përshkroi ngjarjen si një akt terrorist.

Në një prononcim për mediat, i riu tha se ndërhyri menjëherë në mënyrë që mos të lëndoheshin njerëzit që po lëviznin në shesh.

“Po vinte drejt njerëzve. Unë ndërhyra. Kishte shumë qytetarë përreth. Hyri i aksidental brenda këtu. Në momentin që unë hyra, u ndal personi. Ai u shokua kur i rashë në fytyrë nga xhami. Nuk kam informacion dhe nuk e njoh se kush është. Ishte si një akt terrorist”, tha i riu.

Advertisement

Shkrimi nga BBC: https://www.bbc.com/news/av/world-europe-56878417

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy