Vështirësi me shërbimin online/ Ankohen qytetarët: Nuk përshtatemi dot me teknologjinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vështirësi me shërbimin online/ Ankohen qytetarët: Nuk përshtatemi dot me teknologjinë

Ky njoftim në zyrat e Adisa në Fier tregon se prej datës 1 maj të gjitha sportelet janë mbyllur, pasi shërbimi ka kaluar online. Por pavarësisht kësaj, një pjesë e qytetarëve u paraqitën pranë dyerve të këtij institucioni.

 

Ata kërkuan rikthimin e sporteleve fizike pasi e kanë të vështirë aksesin në portalin E-albania.

“Unë kam këtë telefon vëlla. Ku të vete, ku të mbytem. Më jepni një rrugëzgjidhje ku të vete. Ku t’i dorëzoj. Të rri pa pension? Të sorrollatem në dyer e këtyre. Nuk po i bëjmë dot. Unë mezi hap telefonin të them: “ALO”. Jo për gjë tjetër. Kam dy vjet për punën e certifikatave të pronësisë”

Advertisement

 

Problemet më të mëdha janë kryesisht te mosha e tretë. Kjo, pasi ata kanë vështirësi për t’u përshtatur me teknologjinë.

 

“Dimë ne online qysh është. Ne se themi dot sistemi online, jo ta shprehim e ta shkruajmë.
Le që po bëj dy vjet për të marrë hipotekën e tokave. Një sorrollatje e papare. Do i thosha Artan Lames: “Të lutem tani e ke kthyer online, asnjë lloj përgjigje. Shkojmë tek hipoteka, s’kemi pune. Vimë këtu, s’kemi punë. Më thotë av0 nuk funksionon fare. Ku ta zgjidh unë? Të ketë zyra këshillimi të paktën. Hajde, ja ku jemi të gjithë. Nuk dimë t’i bëjmë. Do mbyll letrat për pensionin. Këta thonë online, por unë nuk di. Nuk e bëj dot. Prandaj te na lënë aty na një zyrë të na shërbejë neve”

Advertisement

 

Edhe në Durrës, mosha e tretë pranon problematikën.

U lidha me një avokate. Nuk marr vesh. Po nuk di. Ku marrim vesh ne. I kuptojmë, por do mësohemi.

Do kërkoj ndihmën e gocës. Jo jo s’kemi nevojë për momentin. Mosha jonë jo. Se përdor kompjuterin. Do kërkoj ndihmë tek të rinjtë.

Advertisement

 

Për këtë situatë autoritetet njoftojnë qytetarët se një pjesë e sporteleve do të jenë të hapura për t’u këshilluar me punonjësit.

150 sportele fizike në të gjithë hartën e vendeve. Hartën e gjeni në faqen e ministrisë. Do ofrohen vetëm shërbimet që duhet prezenca e qytetarit. Lindjes, martesës, vdekjes. Të gjithë të tjerat online. Është reformë që ka nisur prej 3 vitesh. Mjaftueshëm lehtësi për qytetaret. Janë vetë institucionet që do kërkojnë certifikatat nëpërmjet sistemit. Pa i dashur qytetarit ti dorëzoj. Në gjashtë gjuhë printohet certifikata. Pa kosto, pa radhë.

 

Advertisement

Mbyllja e sporteleve erdhi për shkak të reformës digjitale që ka ndërmarrë qeveria. Të gjitha shërbimet tashmë do të merren në portalin e-albania kjo me qëllim reduktimin e korrupsionit por dhe sorollatjes së qytetarëve pranë zyrave të shërbimeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy