Vështirësitë e kostos së jetesës në Tiranë/ Pedagogia: Ja sa i duhen një çifti të shpenzojë në muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vështirësitë e kostos së jetesës në Tiranë/ Pedagogia: Ja sa i duhen një çifti të shpenzojë në muaj

Kostoja e jetesës është bërë mjaft e vështirë, në raport me të ardhurat dhe kushtet që ka një familje për të jetuar.

 

Pedagogia Romina Radonshiqi, ka bërë një përllogaritje, dhe ka deklaruar se një çifti të ri i duhen mbi 1 milion lekë për të bërë një jetë mesatare normale.

 

Advertisement

Për emisionin 7pa5 në Vizion Plus, ajo tha se kushtet vëshirësohen dhe kostot rriten kur çifti bëhet me fëmijë.

 

Sipas pedagoges, 2 milionë lekë të vjetra duhen në muaj për të siguruar kushtet bazë të fëmijëve, e për këtë ka raste kur prindërve u duhet që të privojnë disa gjëra nga jeta e tyre.

 

Advertisement

Në shifrat që dalin janë të frikshe dhe të bën të kuptosh që jo të gjithë e bëjnë këtë lloj jetese. Me ato shpenzime që ne i konsiderojmë si mesatare, shumë shqiptarë nuk i arrijnë dot.

 

Pjesa më e madhe e çifteve të reja, duan të dalin më vete dhe kjo ka një kosto shtesë.

 

Advertisement

Kur të ardhurat janë më të vogla se shpenzimet, kjo ka sjellë diferencën.

 

Problemi komplikohet më shumë kur kemi edhe fëmijë dhe të jetosh mirë në nivelin mesatar duhen 2 milionë lekë në muaj. 300 mijë lekë të vjetra duhen për fëmijët dhe prindi sakrifikon veshjen tek vetja”, tha pedagogia.

 

Advertisement

Më tej, Romina Radonshiqi analizoi edhe kushtet bazë dhe shpenzimet e domosdoshme që duhet të bëjë një familje, duke nisur nga produktet e shportës, transporti e për të vazhduar më tej tek qeraja e banesës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy