Vështirësitë e studentëve të Arteve, nga mungesa e hapësirave të ekspozimit te tregu i punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vështirësitë e studentëve të Arteve, nga mungesa e hapësirave të ekspozimit te tregu i punës

Çdo vit akademik i përball studentët e Universitetit e Arteve me dilemën nëse duan të vazhdojnë rrugëtimin e tyre artistik në Shqipëri ose jo. Por duket se ndërmjet këtij udhëkryqi Eristogerta Gjini, studente e vitit të parë, ka zgjedhur të besojë në talentin e saj dhe punën sistematike e të jap kontributin si artiste e së ardhmes në vendin tonë.

“Veten e shoh në Shqipëri dhe nuk kam një mendim për të ikur jashtë. do mundohem të jap maksimumin tim dhe të vlerësohem aq sa vlerësohen artistët që ndjekin artin këtu”, shprehet studentja Eristogerta Gjini.

Për Fatvana Morinajn, pavarësisht vështirësive që ka ky rrugëtim, largimi jashtë vendit mbetet ideja e parë kur i duhet të mendojë për tregun e punës dhe vlerësimin që i bëhet artit.

“Arti në Shqipëri nuk vlerësohet dhe aq shumë. Normalisht që në shkollë na mësojnë me frymën që arti vlerësohet por ne e kuptojmë që jo. Unë veten time e shoh jashtë dhe besoj që andej mund të arrij më shumë sesa këtu në vendin tim”, thotë studentja Fatvana Morinaj.

Advertisement

Shpesh studentëve në  mbështetje u vijnë edhe pedagogët, të cilët u japin hapësira promovimi përmes ekspozitave, jo vetëm për të prezantuar punët e tyre me publikun, por edhe për të krijuar bashkëpunime e pse jo për t’u përballur dhe me kritikat.

“Ky është një proces që angazhon stafin dhe studentet në të gjitha qelizat e veta. Është rezultat i një pune që fillon që ditën e parë të shkollës e që konkludohet në këtë ditë, përmes kësaj ekspozite”, shprehet pedagogu Ermir Hoxha.

Studente e Universitetit të Arteve kanë çelur po ashtu një ekspozitë, e cila është e hapur për të gjithë publikun deri më datë 30 maj, në galerinë Fab. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy