Veterineri italian që jeton në Lezhë, historia frymëzuese e Giosue Fiori: Jam martuar me një shqiptare, së shpejti bëhemi prindër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veterineri italian që jeton në Lezhë, historia frymëzuese e Giosue Fiori: Jam martuar me një shqiptare, së shpejti bëhemi prindër

Giosue Fiori ka ardhur në moshën 6-vjeçare nga Italia në Lezhë së bashku me prindërit dhe që atëherë nuk u largua më. I martuar me një shqiptare dhe në pritje të fëmijës së tyre të parë, pasditen e sotme ka rrëfyer udhëtimin e tij në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti.

Giosue Fiori: Kam ardhur 6 vjeç në Shqipëri. Isha i vogël dhe gjuhën e mësova shpejt. Shqiptarët janë shumë të mirë me gjuhët e huaja dhe shokët e mi dinin italisht dhe e kam pasur të lehtë të komunikoja. Mua më ka pëlqyer shumë Shqipëria qëkur kam ardhur. Motra ime është e martuar me një shqiptar, unë jam i martuar me një shqiptare.

Kur unë e kam pyetur babin “pse je këtu”, babi më ka thënë “Jam Shqipëri sepse jam mirënjohës ndaj Zotit.” Kanë ardhur me një mision katolik dhe kanë jetuar këtu. Unë isha i vogël dhe nuk kisha çfarë bëja. Me Mirandën kam 6 muaj që jam martuar, por kemi 2 vite e 6 muaj që njihemi. Është një cilësi për mua që është shqiptare. Miranda është edhe 5 muajshe shtatzënë.

Me profesion veteriner, Giosue Fiori e dashuron punën e tij. Ai shpreh keqardhje që të rinjtë shqiptarë, të cilët stufiojnë dhe diplomohen në një degë të caktuar, largohen jashtë vendit për të punuar që profesione që s’kanë lidhje me shkollimin.

Advertisement

Giosue Fiori: Që i vogël kam pasur pasion për kafshët. Për biologjinë dhe kafshët, të cilat më kanë mahnitur. E kisha vendosur që kur të mbaroja shkollën do bëhesha veteriner. Në fillim ka qenë pak vështirë, sepse më tallnin në fillim. Para 7-8 vitesh. Në Tiranë kam studiuar, në Kamëz. Unë u ktheva në Lezhë, nuk mund ta duroj…kur erdha sot këtu në emision dhe pashë trafikun thashë o Zot. Mua më pëlqen shumë fshati. Është një profesion që kërkon shumë, por ka shumë punë, sepse ka shumë nevojë. Po largohen të rinjtë. Ka të rinj, që mbarojnë shkollën këtu dhe largohen jashtë. Është për të ardhur keq, sepse ka punë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy