Vetëvendosje: Është e vërtetë që kemi rritur çmimet dhe ka varfëri por kjo qeveri s’po ushqehet nga xhepat e popullit të Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vetëvendosje: Është e vërtetë që kemi rritur çmimet dhe ka varfëri por kjo qeveri s’po ushqehet nga xhepat e popullit të Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti i është kundërpërgjigjur gazetarit Berat Buzhala, lidhur me një deklaratë të tij për ngritjen e çmimeve për produktet e konsumit.

“Qysh thojke Tinka Kurti kur kane qene ne opozite: Pushtetaret po e shqyejn mishin, ndersa populli po vuan per buke. Pse nuk e thirrshit edhe popullin me e shqy pak mishin?”, ironizon Buzhala.

Ndërkohë, Kurti në një postim në Facebook, tha se në Kosovë ka varfëri por qeveria nuk është se po ushqehet nga xhepat e popullit.

“Buzhala e pat shpallë varfërinë e mbyllur si koment ndaj një shkrimit tim. “Uria është tejkalu me Migjenin’, pohonte në një emision të dështun që prej edicionit të parë. Pra emisioni ka qenë humoristik. Ai sigurisht që dështoi se autori nuk e ka atë sens as atë aftësi. Por po e përmend veç me e rikujtu se qysh e ka trajtu çmimin e bukës. Me sarkazmë. Me cinizëm. Kurse tash po e përdor me sulmu politikisht. Kaq është meraku i tij. Prandaj nuk e kapërdin askush si shqetësim të tijin”, u shpreh ajo duke shtuar:

Advertisement

“Në Kosovë ka varfëri. Çmimet janë rritë. Ky është shqetësim i institucioneve. Kjo Qeveri nuk po ushqehet prej xhepave të popullit siç kanë vepru Qeveritë e partive që Buzhala ka qenë pjesë. Buka është e drejta e secilit e secilës”, përfundoi ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy