“Vetëvendosje” merr Podujevën/ Kurti: Fitore historike, duam zgjedhje të parakohshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vetëvendosje” merr Podujevën/ Kurti: Fitore historike, duam zgjedhje të parakohshme

 

Kosova gjendet në një udhëkryq politik, me sfida të shtuara nga kriza e shëndetit publik por edhe përballja e ish-liderëve të UÇK-së me organin ndërkombëtar të drejtësisë në Hagë.

 

Në këto kushte, vendit i duhet një president brenda 6 muajve, por deri më tani koalicioni qeverisës nuk siguron dot shumicën në parlament për ta votuar atë. Skenari i dytë sugjeron zgjedhje të parakohshme, një alternativë e shumë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të cilën lideri i partisë shprehet se do të ishte një referendum.

Advertisement

 

Këtë qëndrim Albin Kurti e konfirmoi edhe pas fitores historike të Vetëvendosjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 29 nëntorit në Podujevë.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk mundi të arrinte as pragun e 50 përqindëshit.

Advertisement

 

Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021. Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti. Kurse Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti pasi Goran Rakiç nga Lista Serbe, u emërua zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy