Vetingu në politikë/ Basha publikon videon: Pastrimi nga krimi e korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vetingu në politikë/ Basha publikon videon: Pastrimi nga krimi e korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video ku ai flet për vettingun në politikë.

Gjatë fjalës së tij, Basha thekson se pastrimi i politikës nga krimi e korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve.

“Është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe i demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht dhe ç’është më e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar. Kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, privilegje, pushtet dhe para, në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm”, shprehet Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy