Vettingu në politikë, Basha: Nuk do të na pengojë askush, as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vettingu në politikë, Basha: Nuk do të na pengojë askush, as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar

Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvend bëri thirrje për rëndësinë e vettingut në
politikë.

Sipas tij, kundërshtarët e këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, apo në cdo karrike tjetër që mbajnë në emër të qytetarëve, Ndër të tjera ai theksoi se nuk do të na pengojnë as ata që sipas tij, që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar

“Dhe propozimi i tretë, ai i Vettingut të politikanëve, që është edhe një nga mjetet që mund të adresojë më së miri prodhuesin e renditjeve që prezantova pak më parë, nëpërmjet pastrimit të politikës nga të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin.
Pastrimin e politikës nga të gjithë ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që u është besuar për përfitme personale, duke braktisur interesin e qytetarëve, duke u kthyer ne pengesë të mirëqeverisjes dhe prodhues krizash që i shërbejnë vetëm një grushti të vogël njerëzish, që përfitojnë nga korrupsioni dhe mungesa e besimit që ai ngjall te aftësia dhe forca e njerëzve për të ndryshuar rendin e gjërave.

Ne e kemi hedhur hapin e parë. Jam i bindur që debati nuk do të mungojë. Jam po ashtu i binudr që kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, apo në cdo karrike tjetër që mbajnë në emër të qytetarëve, për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me krimin. Por kjo nuk do të na pengojë. Nuk do të na pengojnë as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar, të cilët, pasi për tre dekada kanë lëshuar romuze kundër politikanëve, nëpër kafe apo emisione, e sot kanë zhvilluar empati dhe dhembshuri për politikanët që do të kalojnë sitën e vettingut”, u shpreh Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy