Vettingu në politikë/ Kraja: Mos e përfshini SPAK në këtë çështje, mund të krijohen probleme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vettingu në politikë/ Kraja: Mos e përfshini SPAK në këtë çështje, mund të krijohen probleme

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, i pranishëm në Komisionin e Legjislacionit, e cilësoi të papërshtatshëm përfshirjen e institucionit që ai drejton në vettingun në politikë.

 

Kraja ka kërkuar që struktura që ai drejton, SPAK, të mbetet jashtë vettingut në politikë, proces i propozuar nga Partia Demokratike.

 

Advertisement

Propozimi i PD-së, sipas Krajës, do të bënte që SPAK t’i shtohej volumi i punës dhe mund të krijohen probleme për njëanshmëri api vlerësim të pasaktë.

 

“Jemi pro çdo iniciative që lufton kurrupsionin, por jo luftë në një strukturë të vetme, gjithë shoqëria duhet ta luftojë këtë problematikë. Është një procedurë administrative që përfshin rreth 200 subjekte, që do kohën e saj dhe në këto kusht duhet ta vlerësojmë në vijimësi. Detyrat e tjera nuk duhet të bllokojnë thelbin e punës së prokurorisë. Propozimet e PD parashikojnë krijimin e një strukture në SPAK që do t’i shtojë një volum pune prokurorisë së posaçme. Ne kemi kaluar një eksperiencë negative në vitin e parë të punës sonë për të ashtuquajturën OFL, një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës, kështu që unë do e konsideroja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë çështje.Kjo mënyrë e propozuar nga PD, mund të krijohen probleme për njëashmëri apo vlerësim të pasaktë. Krijon problematika në objektivitetin e një vendimarrje”, u shpreh Arben Kraja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy