Viça pa dokumenta/ Kapet mjeti me 6 kafshë në doganë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Viça pa dokumenta/ Kapet mjeti me 6 kafshë në doganë

Një shtetas i Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë  viça në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Vërmicë .

Policia e Kosovës, thote Vizion Plus, në raportin 48-orësh ka njoftuar se rasti i parë ka ndodhur të martën në pikëkalimin e vjetër.

 

 “Është ndaluar automjeti me targa të Shqipërisë me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë dhe gjatë kontrollimit në automjet kishte pasur te ngarkuar gjashtë (6) viça (kafshë) për të cilët nuk posedonte asnjë dokument. Në konsultim me prokurorin automjeti me kafshët është sekuestruar dhe është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ne njoftimin e policise.

Advertisement

 

Policia bën të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy