Video-Aksidentoi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes/ Arrestohet i riu në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video-Aksidentoi 26-vjeçaren  dhe u largua nga vendi i ngjarjes/ Arrestohet i riu në Tiranë

Një i ri është arrestuar në Tiranë pasi ka përplasur një 26 vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 24 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

 

Advertisement

I riu në rrugën “Shahin Doçi”, ka aksidentuar shtetasen K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin.

26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy