minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
VIDEO: Astriti që u bë “Apostolis”, emigranti shqiptar kthehet në hero në Greqi - Struga.info


VIDEO: Astriti që u bë “Apostolis”, emigranti shqiptar kthehet në hero në Greqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO: Astriti që u bë “Apostolis”, emigranti shqiptar kthehet në hero në Greqi

Media greke i ka kushtuar disa radhë rastit të një emigranti shqiptar në Greqi, i cili  vullnetarisht nisi të shuajë flakët në shtëpitë e fqinjëve që kishin marrë zjarr.

Media e ka quajtur atë “krenari e njerëzimit”:

“I vetëm dhe me një degë në dorë ai po përpiqej të shuante zjarrin, për të shpëtuar shtëpitë e fqinjëve.

Kur e pyetën pse e bënte, “nga mirënjohja” tha ai, “për mikpritjen” që i kishin bërë grekët.

Advertisement

Edhe pse ata ia ndryshuan emrin. Nga Astrit e thërrisnin Apostolis. Po, ata i ndryshuan emrin. Nga racizmi stereotipik apo sepse Astrit i referohej “astriti” – gjarprit në greqisht?! Kush e di.

Sidoqoftë, Astrit, që do të thotë edhe njeri i zgjuar, ai të cilit sytë i nxjerrin zjarr, e rimori emrin pas 30 vitesh, pasi në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv ai u pa si kërceu gardhin dhe e shuajti zjarrin me një degë, duke shpëtuar shtëpitë e fqinjëve, të atyre që ia “ndryshuan” emrin.

Trimi z. Apostolis, “krenaria e kombit” që sfidoi zjarrin, u bë përsëri Astrit Toska, emigranti shqiptar, “krenaria e njerëzimit”, shkruan media greke.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy