VIDEO e plotë/ E denoncoi për dhunë, çfarë ndodhi në vilën luksoze mes Mayës dhe bashkëshortit, mbërrin policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO e plotë/ E denoncoi për dhunë, çfarë ndodhi në vilën luksoze mes Mayës dhe bashkëshortit, mbërrin policia

Pak ditë më parë, lajmi se këngëtarja Maya është dhunuar nga bashkëshorti ka tronditur rrjetin. Për shkak të dhunës, Maya Aliçkaj, është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës.

Shkak për konfliktet mes çiftit duket se është bërë pronësia e vilës së tyre luksoze të cilën e reklamonin vite më parë në ekran.

Këtë e vërteton edhe video e regjistruar nga bashkëshorti i Mayës, Arben Ulbirch. Çifti ndodhet pikërisht në ambjentet e vilës ku secili pretendon pronësinë e saj.

Në këto moment debati mbërrin edhe policia, por pa sukses për të qetësuar debatin me tone të ashpra mes tyre. Një moment që krijon konfuzion është çasti kur këngëtarja Maya del në ballkon duke kërkuar ndihmë dhe me përshqeshje i bërtet para kamerës së bashkëshortit “Ndihmë”./vizionplus.tv

Advertisement

Debati:

Arben Shuaipi: Hë mo, ça bëni? Ça keni? Zbrit pak këtu poshtë. O zonjë zbrit pak se ke urdhër mbrojtje. Lajmëroje Policinë poshtë. Edhe mos provo të blesh gjëra këtu në shtëpi se nuk i ke blerë ti. Largohu pak që këtu. Zbrit poshtë! Jeni e lutur të zbrisni poshtë. Është prna ime

Maya Aliçkaj: Ju lutem më ka ardhur bashkëshorti, ngjitu larg. Duhet të rrijë 100 metra larg nga unë dhe po më kërcënon këtu. Ngjituni lart.

Advertisement

Arben Shuaipi: Zbrit poshtë, lajmërojë poshtë Policinë. Po, po, zbrisni poshtë. Okej, zbrisni poshtë Mos i kap me dorë gjërat e mia

Maya Aliçkaj: M’u largo këtej. Ndihmë, ndihmë! Pse më prek me dorë? Po më provokon? Më preke me dorë tani. O gangster, mos më kap mua me dorë

Arben Shuaipi: Ke një urdhërmbrojtje zbrit poshtë. Je e regjistruar e gjitha. Zbrit poshtë se ke hyrë këtu pa të drejtë.

Maya Aliçkaj: Ju lutem se po më kap me dorë. Jam me urdhër mbrojtjeje. Është shtëpia ime

Advertisement

Arben Shuaipi: Merre të iki. Jam me urdhër mbrojtje, okej? Ai është i qetë sepse nuk e ka problem. Merre në rajon të japë atje denoncime se ka bërë 20 denoncime, e njeh e gjithë rajoni. Kam urdhër mbrojtje, kjo vjen më kërcënon këtu që të më fusë brenda. Largohu larg moj thashë. Merre o zotëri. Merre të zbresi poshtë se do vij edhe unë në rajon. Tani zbriteni poshtë

Policia: Dëgjoje dhe atë zotëri. Fike telefononin

Arben Shuaipi: Unë jam Arben Ulbrich.

Maya Aliçkaj: Kam bërë shumë denoncime. Nuk dal nga shtëpia. Duhet të jem këtu. Kam çelësin e shtëpisë.

Advertisement

Arben Shuaipi: Largohu larg se nuk ke çelës shtëpie. Erdhi këtu u zu me punëtorët, isha në punë, do më përzënë nga puna.

Policia: Do vinë të dy në rajon.

Maya Aliçkaj: Ai nuk rri këtu, shtëpia është e imja.

Arben Shuaipi: Ik largohu! Ti po nuk ike do ikësh me shqelma. Largohu të thashë moj. Ti nuk ke punë me çelësin. Ik largohu në Gjykatë. Atje e ke. Ka bërë 20 denoncime. Kjo e ka gabim, budallallëk këtë. Vij unë tek inspektori. Zonja ka probleme të vijë në stacion.

Advertisement

Maya Aliçkaj: Mos fol me mua se e ke të ndaluar. E ka shqyer derën ka ndërruar bravën.

Arben Shuaipi: Kjo është e çmendur psikike. Dil jashtë o zonjë.

Maya Aliçkaj: Të më mbash mua shtëpinë me zor, por nuk ke shanse. Drogaxhi i mutit, ik hiq ndonjë vizë

Arben Shuaipi: Ik ore palaço grua.

Advertisement

Maya Aliçkaj: Do të më marrësh pasurinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy