VIDEO/ Era e fortë shkul mbulesën e tribunës së stadiumit në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Era e fortë shkul mbulesën e tribunës së stadiumit në Fier

Era e fortë ka hedhur në tokë konstruksionin metalik të tribunës së stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier.

 

Përgjatë gjithë orëve të pasdites qyteti i Fierit është shoqëruar nga një mot me erë të fortë, deri në 50 km në orë , duke sjellë edhe dëme në mjediset e stadiumit.

 

Advertisement

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

 

Deri më tani nuk bëhet me dije për të tjera dëme nga moti me erë, ndërsa problematika të vogla janë shkaktuar në linjat përcjellëse të energjisë elektrike, të cilat kanë bërë që të zbresin në terren grupet e punës.

 

Advertisement

Era e fortë e pasdites së kësaj të enjte ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme edhe në disa zona të vendit.

 

Në Kucovë janë raportuar dy persona të lënduar, nje djal 26 vjec që ka rënë nga catia dhe një vajze 17 vjece së cilës I ka rënë një depozitë nga taraca e pallatit në trup.

 

Advertisement

Probleme të konsiderueshme janë evidentuar edhe në Pyllin e Sodës në Vlorë ku janë rrëzuar disa peme.

 


Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy