Video-Ishte duke ujitur bimët e kanabisit/ ‘Droni’ kap mat 45-vjeçarin në Krujë, tenton të fshihet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video-Ishte duke ujitur bimët e kanabisit/ ‘Droni’ kap mat 45-vjeçarin në Krujë, tenton të fshihet

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke kultivuar kanabis.

 

Zbulimi i tij u krye pas kontrolleve me dron nga policia në fshatin Rranzë të Krujës. Si rezultat i monitorimit me dron, në zonën e quajtur “Bruz Zall”, është evidentuar duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, shtetasi Skënder Hoxha, i cili sapo ka parë dronin ka tentuar të fshihet, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një qese me lëndë narkotike në formë boçesh, që ia kishte dhënë shtetasi Ndriçim Asllani, banues në fshatin Rranze, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

 

 

Advertisement

Në përfundim të veprimeve procedurale arrestuan në flagrancë shtetasit Skëndër Hoxha, 45 vjeç dhe Ndriçim Asllani, 39 vjeç, banues në Rranze, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy