VIDEO- Lana “fryhet” ndjeshëm, shqetësuese situata tek “Pallati me Shigjeta”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO- Lana “fryhet” ndjeshëm, shqetësuese situata tek “Pallati me Shigjeta”

Stuhia “Ciaran” ka përfshirë ditën e sotme vendin tonë, ndërsa reshjet e shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar një sërë problematikash në disa qytete.

 

Lumi Lana, është fryrë dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Aktualisht, problem mbetet pjesa fundore e lumit, që ndodhet në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

 

Advertisement

Ashtu siç shihet edhe në videon e siguruar nga Vizion Plus, reshjet e shiut e kanë bërë situatën në kryeqytet serioze, ndërsa rrugët janë mbuluar nga uji.

 

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u bëri apel qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet në këto 24 orët e ardhshme.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy