
Një 25-vjeçare mësohet se ka mbetur viktimë e aksidentit të rëëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë ra nga mbikalimi i Saukut.
Vizion Plus ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ndërsa trupi i pajetë i viktimës shihet e shtrirë në tokë.
Advertisement
Automjeti vinte nga unaza lindore, pra nga Shkoza për te TEG-u dhe ka rënë mbi kofanon e një mjeti jeter. Ka një viktimë dhe tre të plagosur nga mjeti që ra nga mbikalimi
Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Advertisement