VIDEO/ Momenti i vrasjes së biznesmenit, autori futet në kafe dhe qëllon 7 herë drejt tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Momenti i vrasjes së biznesmenit, autori futet në kafe dhe qëllon 7 herë drejt tij

Ky është momenti i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e së mërkurë. Ashtu siç shihet në videon të siguruar nga Vizion Plus, autori i cili ende është i paidentifikuar, futet qetësisht në lokal, qëllon me armë mbi viktimën e më pas largohet.

 

Ardian Nikulaj besohet se u vëzhgua për gati dy javë nga ekzekutorët e tij, deri sa një ditë më parë një person që mbante maskë anticovid, jelek fosforeshent dhe një skafandër e qëlloi me gjakftohtësi 7 herë, duke e lënë të vdekur në vend.

 

Advertisement

Nikulaj u qëllua teksa po pinte kafe në lokalin e tij Koral në Shëngjin, që konsiderohej si vendi më i sigurt për të. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se në momentin e vrasjes, pranë Nikulajt ka qenë në këmbë edhe vjehrri i tij.

 

Pas krimit, autori u largua me një motor, duke ndjekur rrugën kryesore të daljes nga Shëngjini, deri në fshatin Balldren. Më pas ai është future në një rrugë dytësore, ku ka humbur gjurmët, pasi zona nuk ka më kamera sigurie.

 

Advertisement

Policia ka marrë në pyetje disa persona që besohet se kanë lidhje me ngjarjen kriminale, por ende nuk ka të dyshuar konkretë.

 

Ardian Nikulaj, që njihej dhe si Ardian Marku, lëvizte me makinë të blinduar për shkak të hasmërive të vjetra si dhe konflikteve në biznes. Ai dispononte disa biznese, përfshirë bar-restorant “Coral”-in ku e ekzekutuan.

 

Advertisement

Nikulaj gjithashtu ishte i njohur edhe për përfshirjen e tij në politikë. Në vitin 2021 ai ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit. Më herët ka mbajtur disa poste në administratën lokale si drejtor i OSHEE-së dhe ALUIZNIT.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy