Video- “Mua më ndal veç plumbi”/ Pas kërcënimit të gazetarëve, Anisa Kostani sfidon autoritetet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video- “Mua më ndal veç plumbi”/ Pas kërcënimit të gazetarëve, Anisa Kostani sfidon autoritetet

Anisa Kostani , efektivja e policisë që u pezullua sot nga detyra për shkak se shau dhe kërcënoi gazetarët, ka qenë në qendër të diskutimit publik dhe jo vetëm.

 

Qëndrimi i saj me ofendime dhe kërcënime ndaj gazetarëve bëri që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ta pezullonte nga puna. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se ka nisur edhe një hetim ndaj saj.

 

Advertisement

Por pavarësisht vendimeve të autoriteteve, Kostani ka zgjedhur “injorojë” dhe sfidojë publikisht.

 

Ajo postoi në Instastory një video duke drejtuar makinën, ku në sfond ishte kënga e reperit Unikkatil, përkatësisht: “U qova pi vorri” (u çova nga varri). “un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi”.

 

Advertisement

Menjëherë pas kësaj duket se Kostani është penduar, pasi e ka fshirë videon e postuar.

 


Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy