minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
VIDEO/ Parcela me kanabis në Krujë, arrestohen kultivuesit e bimëve narkotike - Struga.info


VIDEO/ Parcela me kanabis në Krujë, arrestohen kultivuesit e bimëve narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Parcela me kanabis në Krujë, arrestohen kultivuesit e bimëve narkotike

Dy persona janë arrestuar në Krujë pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit Sh. S., 55 vjeç, dhe M. M., 23 vjeç, të dy banues në Mukje, Krujë, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Monitorimi”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje, Krujë.

Advertisement

Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./vizionplus.tv/ 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy