Operacion antidrogë në Krujë/ Zbulohen parcela me kanabis, pesë të arrestuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Operacion antidrogë në Krujë/ Zbulohen parcela me kanabis, pesë të arrestuar

Ky është momenti i arrestimit të pesë personave të përfshirë në një rrjet të prodhimit, shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Nga operacioni i koduar “Vëzhgimi”, janë arrestuar Artan Elezaj, Afmet Elezaj, Sokol Xaka, Perparim Kasa dhe Gezim Lloti.

 

 

Në kërkim janë shpallur bashkëpunëtorët e tyre Muharrem Xaka dhe Bilal Afmeti.

Advertisement

 

 

Hetimet disamujore çuan në zbulimin e një parcele kanabisi që kultivohej në një zonë të pyllëzuar.

 

Advertisement

 

Mësohet se janë zbuluar gjithsej 1353 rrënjë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan nga forcat e policisë në fshatin Bruz Mal. Po ashtu u sekuestruan edhe 5.3 kilogramë kanabis që ishin bërë gati për tu shitur.

 

 

Advertisement

Uniformat blu gjetën pas kontrolleve edhe 24 milionëve lekë, 4000 euro disa aparate celularë si dhe armë gjahu. Shumat e parave ishin përfituar nga aktiviteti i kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy