Operacion antidrogë në Shkodër/ Zbulohen parcela plot me kanabis, arratisen autorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Operacion antidrogë në Shkodër/ Zbulohen parcela plot me kanabis, arratisen autorët

Zhvillohen 2 operacione masive kontrolli, të koduara “Vilu” dhe “Obot”, në kuadër të të cilëve u evidentuan dhe u goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacioneve janë shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar të këtyre veprimtarive kriminale, të cilët për shkak të terrenit të pyllëzuar, kanë mundur të largohen nga vendet ku kultivonin bimët narkotike.

Advertisement

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur edhe dronë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilu”, në vendin e quajtur Vilu, Velipojë, në një sipërfaqe toke në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit R. P., 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazh Velipojë, Shkodër, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Advertisement

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Obot”, në fshatin Obot, në vendin e quajtur Zalli i Bunës, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi H. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij. Vijon puna puna për dokumentimin e plotë të këtyre 2 rasteve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy