VIDEO: Pas sanksioneve nga SHBA, Dodiku ia merr këngës me miqtë e tij nga ‘halli’ për Amerikën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO: Pas sanksioneve nga SHBA, Dodiku ia merr këngës me miqtë e tij nga ‘halli’ për Amerikën

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik së bashku me kolegë e miqtë të tij të partisë ka “festuar” sanksionet e reja të vendosura mbrëmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj tij.

Partia e Dodikut e publikoi një video në Twitter, ku lideri i serbëve të Bosnjës shihet teksa feston me bashkëpunëtorët e tij të afërt vetëm pak orë pasi SHBA-ja e sanksionoi.

Në festë morën pjesë edhe presidentja e Republika Srpskas, Zheljka Cvijanoviq, këshilltari i Dodikut, Radovan Kovaçeviq, etj. Aty ishte edhe ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija, i cili po ashtu u sanksionua dje nga SHBA-ja, e cila e futi atë në listën e zezë, duke ia ndaluar përgjithmonë hyrjen në Amerikë.

Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij kënduan këngën “Amerika, Amerika” të këngëtarit serb, Mirosllav Iliq. Në këtë këngë të publikuar në vitin 1993, autori këndon se si nuk do ta ndërronte “një metër të fshatit” me “Amerikën e madhe”, shkruan Express.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy