VIDEO/ Përfshihet nga flakët kamioni në aksin Milot- Thumanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Përfshihet nga flakët kamioni në aksin Milot- Thumanë

Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin e autostradës Milot- Thumanë pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras.

Vizion Plus mëson se shoferi ka shpëtuar mrekullisht.

Kamioni i tonzhit të rëndë , i cili ka qenë në lëvizje, është përfshirë nga flakët në pjesën e gomave të pasme.

Menjëherë drejtuesi ka dalë nga automjeti, ndërsa  disa banorë janë aktivizuar për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.

Advertisement

Fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë në vendngjarje mbërrin dhe zjarrfiksja e Laçit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy