Video- Rreth një orë në SPAK/ Ja për çfarë u pyet ish-kryebashkiaku i Kavajës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video- Rreth një orë në SPAK/ Ja për çfarë u pyet ish-kryebashkiaku i Kavajës

Ish kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi ka qenë për rreth një orë para prokurorëve të SPAK paraditen e kësaj të enjte.

 

Burime jozyrtare, bëjnë me dije se Roshi është pyetur nga togat e zeza në lidhje me një tender që është dhënë në kohën kur ai ka shërbyer si kryetar bashkie.

 

Advertisement

Vetë Roshi refuzoi të fliste për mediat dhe të jepte një shpjegim konkret, duke shmangur kështu edhe prezencën e kamerave.

 

Kujtojmë se Roshi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Kavajës në vitin 2016.

 

Advertisement

Ish-kryebashkiaku socialist, Roshi fitoi në zgjedhjet e vitit 2015, në Kavajë , një bastion i së djathtës.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy