Policia e Shkodrës ka kryer një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike duke kapur dhjetëra mijëra fidanë dhe fara kanabisi duke arrestuar një person, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.
Operacioni u krye në Velipojë dhe janë kapur 37 336 kubikë me fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Sipas policisë, gjatë operacionit, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi N. L., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. L., 48 vjeç.
Vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Kjo është një sasi e madhe fidanësh që mund të mbjellin hapësira të mëdha me kanabis gjatë këtij sezoni. Ka dyshime se dy personat shërbenin vetëm për mbjelljen e fidandëve, të cilët më pas i shisnin te personat që kultivonin kanabisin. /vizionplus.tv